November 28, 2022
Portali Shprehja

Trajneri i Portugalisë i revoltuar pas ndeshjes: “3-2 pa sens fare, ajo që ndodhi sonte…”

Sajtet sportive portugeze kane festuar pas fitores së Portugalisë në debutimin e Kupës së Botës kundër Ganës 3-2, duke nënvizuar rekordin e Cristiano Ronaldos, ne gol për të pestën herë radhazi në Kupën e Botës. Një titull nga A Bola qe provokon jo pak United: “Këtu, Cristiano nuk është i sakrifikueshem.. dhe bën histori”.

Record në vend të kësaj flet për një “fitore të luftuar por të merituar” që nis “marshimin portugez në Katar”. Faqja e internetit O Jogo është më institucionale me titullin: “Portugalia e nis Kupën e Botës 2022 duke fituar”. Nderkohe, siç raporton AS, këto janë fjalët e Fernando Santos, trajnerit të Portugalisë, pas fitores ndaj Ganës.

“Rezultati 3-2 nuk ka kuptim. Ne luajtëm në pjesën e parë kundër një ekipi shumë të organizuar. Gana nuk mund të na shqetësonte. Ata luajtën me një bllok shumë të ngushtë mbrojtes. Ne kishim shumë posedim të topit, por na mungonte sulmi me top në hapësirë. Pas 30 minutash e kemi përmirësuar shumë këtë aspekt.

Krijuam dy ose tre situata shënimi. I thashë lojtarëve në pjesën e parë që të fokusohen te loja, me personalitet. Ne patëm një pjesë të dytë të mirë, shënuam por më pas pesuam gola që vinin nga hiçi. Askush nuk mund të pranojë gola që vijnë nga hiçi dhe ne e beme”.

“Nuk jam i kenaqur me kete aspekt dhe duhet ta permiresojme me shumti pasi do te ishte mekat me lojen qe bejme”. Ai ka folur edhe per humbjen e Argjentines kur u pyet per favoritet: “Anglia dhe Franca janë favoritë sepse fituan dhe Argjentina pushoi së qeni favorit sepse humbi? Nuk mendoj kështu – tha ai në konferencën për shtyp – Kjo është normale dhe asgjë nuk është përfundimtare. Një ndeshje nuk ndryshon perceptimin, atje janë tetë, nëntë ekipe mbërritën këtu me qëllimin për të fituar”

.

Të Ngjajshme

Zenit-Spartak Moskë: përleshje shokuese e pakontrollueshme! Goditje, grushta dhe 6 të përjashtuar | VIDEO

admin

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Leave a Comment