September 26, 2022
Portali Shprehja

Trajneri i PSG bën “zjarrfikësin” mes Mbappe dhe Neymar, fundos përfundimisht… Navas!

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, foli për mediat para ndeshjes kundër Brest, që korrespondon me javën e 7-të të Ligue 1. Trajneri francez, i cili përsëriti edhe një herë se nuk do të ketë rotacion portierësh gjatë gjithë sezonit, siguroi se nuk ka probleme mes Kylian Mbappé dhe Neymar, lidhja e të cilëve është vënë në pikëpyetje në fillim të sezonit.

Porta – “Nuk do të ketë rotacion për portën. Unë nuk jam ky lloj trajneri. Shpesh harrojmë që Gigio është një portier i ri. Në ndeshjen ndaj Juventusit bëri një gabim në dalje gjatë këndores, por ai bëri edhe dy pritje vendimtare. Ne folëm me të për këtë. Më pëlqejnë portierët me shumë prani. Ai ka fizik, teknikë dhe gjatësi, ndaj nuk dua që ky gjykim i gabuar ta pengojë nga ajo që dua të shoh prej tij. Nuk do të ketë ndryshim në portë”.

Marrëdhëniet mes Mbappé dhe Neymar – “Marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë dhe nuk dua të flas më për këtë. Ata shoqërohen në trajnime. Ka pasur një situatë ndeshjeje që tregon marrëdhënien. Unë mendoj se Kylian foli për këtë me Ney, ka dy faza në atë veprim: përshpejtimi kur ka një shans për të asistuar Neymar dhe faza e dytë ku ai hyn në zonën kundërshtare dhe nuk e sheh Ney. Kishte dy sekonda për të marrë një vendim dhe Kylian ishte i fokusuar për të gjuajtur. Jam i bindur se ai do të bëjë disa pasime vendimtare për Ney. Nuk kam ndjerë asgjë negative në atë aksion të lojës”.

Treshja magjike – “Nuk është e mundur që të shohim Neymar, Mbappe dhe Messi njëherësh në pankinë. Dikush prej tyre mund të pushojë sipas rastit. Nuk do të ketë as ndryshime taktike në mbrojtje”.

Merkatoja e dimrit – “Është larg merkatoja e dimrit, pastaj me këtë merren drejtuesit Teknik. Luis Campos dhe presidenti punojnë për të (…)Shumë prej lojtarëve janë në huazim dhe ka të ngjarë të kthehen verën e ardhshme. Është më mirë që ta bëjnë këtë me kohën e lojës”.

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment