Sipas shumicës, Pep Guardiola është trajneri më i mirë në aktivitet, dhe jo vetëm për Triplete-n e fituar me Man. Siti-n sezonin e kaluar. Koleksioni i jashtëzakonshëm i trofeve i 52-vjeçari katalanas (11 kampionate kombëtarë dhe 3 Ligës së Kampionëve, të fituar mes të tjerave) nuk thifë asgjë për cilësinë e lojës së shprehur nga skuadrat e tij dhe për dëshirën e vazhdueshme të ish-trajnerit të Barcelona-s dhe Bajern-it për të përmirësuar veten dhe lojtarët.
Megjithatë, ka një statistikë në të cilën Guardiola është më i keqi nga të gjithë. Bëhet fjalë për një të dhënë që ka të bëjë me Premier Liga dhe që e bën bashkëpërgjegjës e dikë të zgjedhur nga ai: më saktë lojtarët që gjuajnë penalltitë e fituara nga Man. Siti.
Trajneri katalanas, duke iu referuar shifrave, është trajneri më i keq në historinë e Premier Ligës, për sa u takon përqindjes së transformimit të penalltive në gol nga ana e skuadrës së tij. Që nga momenti që Pep ka marrë drejtimin e Man. Sitit, “qytetarët” kanë realizuar vetëm 71% të penalltive të fituara, ose 44 nga 62.
Mbrapa krahëve të skuadrës së Guardiola-s është Liverpulli i Zherard Houlierit me 72%, një diferencë minimale që vjen nga gabimi i Haaland nga pika e bardhë më 27 gusht të vitit të kaluar kundër Shefield Junajtedit. Sulmuesi norvegjez i ka rregulluar gjërat më pas kundër Fulham-it, duke realizuar tre gola mes të cilëve edhe një me penallti, por kjo nuk ka shpëtuar Guardiola-n nga rekordi negativ historik.
.