September 24, 2022
Portali Shprehja

Trajneri Poceko jep kartelën bankare basketbollistëve, që të festojnë fitoren

Trajneri i Italisë, Xhanmarko Poceko, është ylli më i madh në Kampionatin Evropian të basketbollit, jo vetëm për shkak të fitores së madhe ndaj Serbisë, por edhe për mënyrë emocionuese me të cilin drejton ndeshjet e “azzurëve” dhe sjelljen e tij brenda dhe jashtë terrenit.

Mediat italiane raportojnë sot se lideri i “azzurëve” i gëzuar pa masë nga kualifikimi në çerekfinale, u ka dhënë të zgjedhurve të tij kartelën bankare, për të festuar ashtu siç duhet.

“Pas ndeshjes me Serbinë, unë u dhashë basketbollistëve kartelën time bankare, që të bënin çfarë të donin dhe të festonin në mënyrën e duhur. Ata thjesht më kërcënuan se mos u kam dhënë numrat e gabuara të kodit të kartelës bankare,“ tha Poceko.

Pas takimit, trajneri i Italisë theksoi rolin e Nikolo Melli-t, të cilin e quajti basketbollistin më të mirë në botë, edhe para Donçiçit, Jokiçit dhe Antetokounmpo-s.

.

Të Ngjajshme

Ekspertët në Shqipëri për sulmet kibernetike nga Irani: Është një luftë e pashpallur

Si ndikon në trup gjumi me çorape gjatë periudhës së ftohtë?

Qindra njerëz të arrestuar nga protestat e së shtunës në Rusi

Leave a Comment