April 12, 2021
Portali Shprehja

Tramp: Për tre deri në katër javë do të kemi vaksinë kundër Covid-19

Presidenti amerikan Donald Tramp theksoi se vaksina kundër koronavirusit vdekjeprurës mund të jetë në dispozicion për 3-4 javë.

“Jemi shumë afër asaj që të fitojmë vaksinë”, deklaroi Tramp në një ngjarje publike në Filadelfia.

“Nëse dëshironi ta mësoni të vërtetën, qeverisë së kaluar mbase do i duheshin vite e vite të zbulojë vaksinën për shkak të Administratës për ushqim dhe barëra dhe të gjitha miratimeve. Ndërsa ne jemi vetëm disa javë larg këtij zbulimi, mbase tre javë, katër javë”, deklaroi presidenti i SHBA-së.

Ai u përqendrua në parashikime të dhëna në fillim të këtij muaji nga autoritetet shëndetësore amerikane dhe kompania farmaceutike Pfajzer.

Të Ngjajshme

Mençuria e Edi Ramës në raport me Albin Kurtin! – Iliria News Agency

admin

Fjalët e fundit që i kishte thënë Agim Ramadani gruas së tij pak para se të vdiste – Iliria News Agency

admin

COVID-19, mbi 135 milionë raste në botë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment