January 30, 2023
Portali Shprehja

Transportuesit bllokuan udhëkryqin kryesor në Shkup, kërkojnë t’u shlyhet borxhi

Gazetar: Mefail Ismaili

Me trafik të bllokuar dhe zhurmë nga automjetet. Kështu u zgjua kryeqyteti sot, për shkak të protestës së transportuesve privatë, të cilët me mbi 30 autobusë bllokuan udhëkryqin tek qendra tregtare Mavrovasja.

Transportuesit privatë nga “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres” trans deklarojnë se derisa Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik nuk ua paguajnë borxhin, ata do të bllokojnë rrugët. Transportuesi Kemal Muriç deklaroi se ditët në vijim do të nxjerrin të gjithë 220 autobusët me të cilët kanë punuar.

“Porosia shkon deri tek Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim publik, urgjentisht të zgjidhet kaosi në qytetin e Shkupit me komunikacionin, mos na akuzojnë neve sepse ne jemi të obliguar këtë ta bëjmë, sepse as nuk na pranoi kryetarja e Qytetit e as drejtori i NQP-së, ndërsa na kanë borxh para të punuara me nderë, për disa ditë shuma do të arrijë dy milion euro. do të thotë ne nuk mund të dërgojmë ushqim për familjet tona e as për nevojat elementare”, u shpreh Kemal Muriç, transportues privat “Slloboda Prevoz”.

Isen Halili nga “Makekspres” trans thotë se asnjë akuzë e kryetares së Qytetit të Shkupit nuk është e vërtetë. Ai shton thekson se kryetarja Danella Arsovka ka përdorur paratë e transportuesve privat për të investuar në NQP.

“Ajo vet e tha me fjalët e veta se kur ka ardhur në këtë post e ka gjetur ndërmarrjen publike me vetëm 140 autobus në gjendje të rregullt, tash ka mbi 270 autobusë, duke pasur parasysh krizën globale, rritja e çmimit të naftës dy fish, çmimi i metanit për katër fish, e këto janë shpenzime të mëdha e ne që e punojmë këtë punë e dimë. Prej nga i gjet ato para zonja kryetare e i aktivizojë ato autobusë. Dua të them se edhe paratë tona i kanë marrë e i kanë shfrytëzuar, ndërsa neve na kanë lënë në rrugë”, tha Isen Halili, transportues privat “Makekspres”.

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim publik, kanë borxh prej rreth 2 milion euro ndaj 221 transportuesve privatë që qarkullojnë nëpër Shkup. Edhe pas kërkesave të shumta për takim, Arsovska ka refuzuar të takohet drejtpërdrejtë me transportuesit privat. Ajo madje ka akuzuar ata se kanë bërë manipulim me biletat e shitura në vlerë prej 400 mijë euro. këto akuza transportuesit privat i refuzojnë kategorikisht dhe thonë se do të padisin kreun u qytetit për gënjeshtra./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Shkencëtarët bëjnë shpikjen gjeniale: Sekreti për shërimin e kancerit gjendet tek peshkaqenët

VMRO-DPMNE-së nuk i pëlqen hyrja e ASH-së në Qeveri

admin

Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje

Leave a Comment