February 1, 2023
Portali Shprehja

Transportuesit presin takim me kryeministrin, qytetarët presin autobusët

Gazetare: Evi Shkopi

Transportuesit privat ende presin takimin me kryeministrin Kovaçevski, ndërkohë që qytetarët ende presin autobusë, shpesh edhe më shumë se një orë. “Sloboda Prevoz” dhe” Makekpress” tërhoqën autobusët nga bllokimi i bulevardeve, sepse kryeministri publikisht u premtoi takim pasi të përfundonte raporti i revizionit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Raporti përfundoi dhe në bazë të tij tek transportuesit privat nuk janë gjetur parregullsi. Kemal Muriç nga “ Sloboda Prevoz” shpreson që kryeministri të mos e lërë në harrës premtimin e tij.

“Në me durim do të presim që të na thërrasë kryeministri, sepse ai publikisht e tha atë. Shpresoj se nuk do të presim edhe për shumë kohë, sepse ka kaluar shumë kohë. Kemi mbetur në shtëpi, pa të ardhura. Po përballemi me probleme serioze ekzistenciale. Kështu që, duam të besojmë dhe shpresoj se instanca më e lartë, kryeministri si përgjegjësi shoqërore si institucion dhe individ nuk do e lërë edhe shumë kohë kështu këtë situatë. Shpresojmë shumë në pranim të shpejtë”, tha Kemal Muric- “ Slobona Prevoz”.

Ai tha se që kur ata janë tërhequr, disa linja nuk kanë fare autobus, siç është ajo me numër 45, ndërsa disa të tjera nga 10 autobusë sa kanë pasur në qarkullim, tani kanë vetëm nga dy.

“Konkretisht në linjën numër 45 nuk është lëshuar në qarkullim asnjë autobus nga Ndërmarrja Për Qarkullim Publik. Linja 23 ka vetëm dy autobus, nga mbi 10 të tilla sa kishte më parë, pra për autobus presin më shumë se 2 orë. Linja numër 19 gjithashtu funksionon vetëm me dy autobus, linja numër 9 gjithashtu. Unë me plot siguri ju them, se linjat që kishim ne, tani nuk janë mbuluar as me ¼”, deklaroi Kemal Muric- “ Slobona Prevoz”.

Dërguam pyetje në Qeveri nëse së shpejti planifikojnë t’i thërrasin transportuesit privat në takim dhe nëse ka ndonjë propozim konkret për ata, por nuk morëm përgjigje. Nga Qyteti i Shkupit heshtje, gjithashtu. Zanafilla e këtij problem është pak muaj më parë kur transportuesit privat ngritën zërin për të kërkuar paratë, që sipas ty, u ka borxh Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik. Nga Qyteti i Shkupit mohuan këtë borxh, dhe palët do të shihen më 9 shkurt ku përpara gjykatësit do të mbrojnë versionin e tyre. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Nëse doni veprim maksimal shërues, atëherë në këtë mënyrë duhet ta konsumoni hudhrën!?

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Leave a Comment