Ndeshja e play-out në Serinë D italiane ka bërë mjaft bujë në mediat përtej Adriatikut. Jo për atë që oofroi sfida mes skuadrave Caratese dhe Varese, por për polemikat në startin e saj në lidhje me lartësinë e traversës.
Porta nuk kishte lartësinë e duhur dhe në Itali për këtë patën edhe një ide e cila në mënyrë ironike mund të konsiderohet fare mirë si gjeniale.
Punëtorët e fushës ndërhynë menjëherë dhe në mënyrë që porta të shkonte në lartësinë optimale, vendosën të gërmonin tokën me lopatë. Një pamje e cila nuk ishte parë dhe që i ofroi Serie D që padashur mori vëmendjen e të gjithë mediave botërore.
.