August 16, 2022
Portali Shprehja

Trazira në qendër të Athinës, paralizohen rrugët e kryeqytetit

Grupet anarkiste në Greqi kanë ngritur protesta të dhunshme në qendër të Athinës këtë pasdite, duke bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit grek.

Protothema.gr raporton se protestuesit kërkojnë lirimin nga burgu të një prej anarkistëve më të njohur grek, Janis Michailidhis.

Këshilli Penal i Amfisës refuzoi sot kërkesën për lirimin e anarkistit Janis Michailidhis.

Sipas videove të shpërndara ne mediet greke marshuesit u përfshinë në incidente të dhunshme, me policinë që u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, kimikate dhe ujë me presion.

Marshim edhe në Selanik

Protesta u mbajt edhe në rrugët kryesore të Selanikut.

Demonstruesit fillimisht u mblodhën pasdite në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Agia Sophia, në shenjë solidariteti me Michaelidis dhe pak pas orës 21:00 nisën marshimin në qendër të Selanikut.

.

Të Ngjajshme

Nga e enjtja rikthehet vapa, priten të arriten temperatura mbi 40 gradë

Çfarë mund të ndodhë nëse ndaloni së ngrëni plotësisht vezët?

“Zhvishen si në evente sheikësh”, stilistja e njohur kritikon moderatoret shqiptare

Leave a Comment