September 30, 2020
Portali Shprehja

Trazirat në Amerikë nuk po qetësohen: një i vrarë nga kampi pro-Trump (pamje)

Një person u qëllua për vdekje në Portland, Oregon, në rrethana kaotike gjatë një përplasje midis anti-racistëve dhe mbështetësve të Presidentit Trump.

Ka protesta të përditshme në Portland kundër dhunës së pretenduar policore në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd. Lëvizja u forcua më tej pasi një tjjetër afro-amerikan, Jacob Blake u plagos në një të shtënat policie në Kenosha, Wisconsin.

Qindra makina në mbështetje të presidentit amerikan mbërritën në një mënyrë të organizuar të shtunën në qendër të Portlandit ku u mblodhën protestuesit nga lëvizja Black Lives Matter, duke shkaktuar kaos.

Policia lokale raportoi “dhunë nga protestuesit dhe kundër-protestuesit” dhe arrestime të policisë.

Në këtë kohë është e panjohur nëse vdekja ishte e lidhur me protestat dhe një hetim është i hapur.

Bazuar në fotot, burri i vrarë mbante veshur një kapelë “Patriot Prayer”, që do të thotë se ka qenë anëtar i një grup lokal i ekstremit të djathtë, aktiv kundër protestave anti-raciste që po zhvillohen në Portland për tre muaj. /tesheshi.com/

Të Ngjajshme

Përplasja e madhe mes LDK-AAK

admin

Biden pagoi 300 mijë dollarë taksa për një vit

admin

Rama: Këtu do të më keni edhe për 5 vjet

admin

Leave a Comment