September 28, 2020
Portali Shprehja

Tre ditë pas hapjes, dy raste pozitive në çerdhe

Vetëm tre ditë pasi u rihapën çerdhet, njoftohet për dy të punësuar të infektuar me virusin Covid 19. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se bëhet fjalë për një të punësuar në çerdhen “Majski Cvet” në Manastir.  Sipas vlerësimeve të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, pesë fëmijë të grupit që kanë qenë nën përkujdesjen e të infektuarës janë vendosur në izolim shtëpiak dhe të njëjtët do të jenë nën vëzhgim deri më 23 shtator. Në izolim shtëpiak poashtu janë vendosur edhe pesë të punësuar, që kanë pasur kontakte me të infektuarën dhe do të jenë nën vëzhgim deri më 17 shtator. Komisioni i Sëmundjeve Infektive vlerësoi se nuk ka rrezik për grupet e tjera në objekt dhe mund të vazhdojnë me pranimin e fëmijëve. Ndërkohë merren masa për dezinfektimin e ambienteve të çerdhes.

Në rastin e dytë bëhet fjalë për një të punësuar në çerdhen “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup e cila nga 9 shtatori nuk ka shkuar në vendin e saj të punës dhe nuk ka kontaktuar me fëmijë.  Sipas rekomandimit të epidemiologëve, nëse deri të hënën asnjë i punësuar nuk do të ketë simptoma, ky objekt do të vazhdojë punën. Sipas Ministrisë, ky objekt dezinfektohet shpesh.

Pozitive me virus ka rezultuar edhe një e punësuar në çerdhen “Rahilka Goneva” në Sveti Nikollë. Mirëpo e njëjta nuk ka filluar fare me pranimin e fëmijëve. Udhëheqësja e çerdhes po pret që epidemiologët të vlerësojnë pasqyrën e përgjithshme epidemiologjike, para se të fillojnë me pranimin e fëmijëve.

Anesa Salihu

Të Ngjajshme

VMRO-ja kritikon masat e reja ekonomike, Mickoski: Janë masa të një Qeverie mafioze

admin

MPB dhe Prokuroria hetojnë incidentin në spitalin e Kumanovës

admin

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

admin

Leave a Comment