August 5, 2021
Portali Shprehja

Tre emrat që pritet të kandidojnë për kryetar të PDK-së – Iliria News Agency

Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik të këtij viti.

Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të shpallur zgjedhjet e brendshme, bëri që tek selia, ditën e martë të kishte vazhdimisht lëvizje.

Asnjë nga kandidaturat për kryetar të kësaj partie nuk janë bërë publike.

Megjithatë janë disa emra nga kjo parti, që po raportohet se mund të jenë pretendentë për të udhëhequr me Partinë Demokratike të Kosovës.

Enver Hoxhaj siç mëson T7, pritet të zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të partisë, ani pse nuk e pohoi një gjë të tillë.

Kundërkandidatë të Hoxhajt, burime të T7 tregojnë se do jenë edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

T7 ka provuar të marrë një përgjigje nga këta të fundit, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PDK ka bërë hapin e duhur duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë.

Megjithatë, ish-ministrja dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku po shihet si një nga emrat më favorit për të marrë udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo vërehet përmes komenteve që nga dita e djeshme mori në postimin e saj.

T7 mëson se deputeti Uran Ismajli nuk ka pranuar të jetë pjesë e garës pavarësisht kërkesës brenda partisë, pasi i njëjti pritet t’i futet garës për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.

Ndërkohë, Gani Koci, një figurë e vejtër e PDK-së, ka akuzuar të rinjtë e partisë që sipas tij duan ta shkatërrojnë PDK-në.

Të Ngjajshme

Ky është projekti i frikshëm që po përgatitet për Kosovën – ky politikan shqiptar po mbështet lojën e Serbisë! – Iliria News Agency

admin

Nusja 21-vjeçare vdes një orë pas dasmës, kjo është arsyeja – Iliria News Agency

admin

Nuk na duhet bota serbe – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment