11 C
Skopje
October 21, 2018
Offside

Tre gola ndaj PSV, Messi mposht Ronaldon dhe mban i vetëm rekordin

Barcelona mundi PSV-në me rezultatin e thellë 4-0 teksa Lionel Messi parakaloi rivalin e tij të vetëm historik, Cristiano Ronaldon, në garën për numrin më të madh të tre-golëshave në Champions League, duke fituar edhe më shumë vlerësime e superlativa nga ana e trajnerit të tij Ernesto Valverde. “Pleshti” argjentinas theu barazinë që kishte me portugezin Cristiano Ronaldo, pasi tetë tre-golëshat e tij në Champions League e bëjnë yllin e Barcelonës golashënuesin më fatal dhe produktiv në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm për klubet, kur vjen puna te shënojë nga tre gola në ndeshje.

Futbollisti jashtë serie nga Argjentina ishte në barazim me Ronaldon, por ai ndezi “Camp Nou” me një performancë të jashtëzakonshme të martën në përballjen ndaj PSV, e vlefshme për Grupin B, të Champions League. Barcelona vuajti gjatë 30 minutave të para, por një goditje dënimi e ekzekutuar me mjeshtëri nga Messi, i dha epërsinë katalanasve, dhe pas një goli fantastik individual nga Ousmane Dembele, “Pleshti” u rikthye të shënojë edhe dy gola të tjerë, në 13 minutat e fundit.

Tashmë Messi numëron në total 48 3-golësha në karrierën e tij, dhe ka shënuar më shumë gola në Champions League e sa ka bërë në tërësi skuadra e PSV, duke realizuar plot 103 herë, kundrejtë 102 golave që numëron klubi holandez. “Messi është normal, sepse ne e shohim atë gjithmonë duke bërë të tilla gjëra. Nëse ndonjëri prej nesh do t’i bënte, atëherë do të ishte anormal, por ai bën gjëra të jashtëzakonshme, të duken normale”, i thuri lavde trajneri Valverde, futbollistit të tij, Lionel Messi.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

“Tkurrja” e Kukësit, verilindorët kanë humbur shumë nga një vit më parë

shprehja

Plori u largua, Kastrioti bën gati një “rekordmen” për ta zëvendësuar

shprehja

Real Madrid troket te City, ofron 100 milionë stërlina për idhullin e Pep

shprehja