August 17, 2022
Portali Shprehja

Tre kandidatë për liderin e ri të Al-Qaedas pas vrasjes së Zawahirit

Vrasja e liderit të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, është goditja më e madhe që ka përjetuar kjo organizatë terroriste që nga vrasja e Osama bin Ladenit në vitin 2011. Sipas pritshmërive, janë tre kandidatë të mundshëm për kreun e ri të grupit.

Një nga kandidatët më të mundshëm është Said al-Adel, një ish-anëtar i forcave speciale egjiptiane dhe një anëtar i rangut të lartë të organizatës. SHBA ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione rreth tij.

Al-Adel dyshohej për përfshirje në vrasjen e presidentit egjiptian, Anwar Sadat në vitin 1981 dhe u largua nga Egjipti në vitin 1988 për t’iu bashkuar luftës kundër Bashkimit Sovjetik në Afganistan.

Ai mori pjesë në planifikimin e sulmeve ndaj ambasadave amerikane në Nairobi dhe Dar es Salaam dhe krijoi qendra trajnimi në Sudan, Pakistan dhe Afganistan, raporton cnn.

Pas vrasjes së Osama bin Ladenit, ai ishte në krye të udhëheqjes së organizatës derisa u zgjodh një udhëheqës i ri.

Yezid Mebarek, i njohur si Abu Ubaydah Jusuf al-Anabi, ka qenë udhëheqës i Magrebit Islamik që nga viti 2020. Paraardhësi i tij në këtë pozicion u vra nga forcat franceze.

Abdal-Rahman al-Maghrebi

Ai më parë drejtoi operacione mediatike për Al-Qaedan në Magrebin Islamik dhe në vitin 2013 bëri thirrje për sulme ndaj interesave franceze pasi Parisi dërgoi trupa për të shuar një kryengritje në Mali.

Mebarek është 53 vjeçar dhe një veteran i luftës civile në Algjeri. Megjithatë, problemi i tij mund të jetë se organizata që ai drejton aktualisht po humbet terren ndaj grupeve të reja që janë shfaqur në rajonin e Sahelit, si dhe mungesa e karizmës.

Abd Al Rahman Al-Maghrebi është me origjinë marokene, ka studiuar programim softuerësh në Gjermani përpara se të udhëtonte në Afganistan, ku drejtoi krahun mediatik të Al-Qaedas.

Ai është i martuar me vajzën e liderit të vrarë të Al-Qaedas, Zawahiri, dhe dokumentet e zbuluara në vrasjen e Osama bin Ladenit treguan se ai ishte një nga shpresat e organizatës. Ai ka mbajtur edhe postin e menaxherit të përgjithshëm në Afganistan dhe Pakistan.

.

Të Ngjajshme

Anderson merr 300 mesazhe kërcënuese

FIFA pezullon Indinë nga garat e futbollit

Kasami: BDI për 20 vite nëpërkëmbi veteranët e UÇK-së, shkeli mbi dinjitetin e tyre

admin

Leave a Comment