Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, nesër do të pres përfaqësues të partive politike, shoqëri civile e të tjerë për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton Gazeta Blic.
Të tri partitë opozitare PDK, LDK e AAK tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Burime të Gazeta Blic nga Qeveria kanë thënë se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga LVV, do të jetë pjesë e këtij takimi, ku një burim nga Qeveria ka treguar se kush është i ftuar nga ekzekutivi dhe partia në pushtet në takimin e nesërmen.“Të ftuar janë zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ministrat Arben Vitia dhe Arbërie Nagavci”, ka thënë ky burim i gazeta Blic nga Qeveria e Kosovës.
Redaksia ka provuar të flas me tre të ftuarit por që asnjëri nuk ka qenë qasshëm.Që nga mëngjesi zyrtar e deputete të Lëvizje vetëvendosje, parti e cila është në pushtet kanë dal me reagime të shumta duke thënë se assesi nuk do të lejohet që të ketë një Asociacioni të Komunave me shumicës serbe që mund të jetë një etnik.
Mimoza Kusari Lila shefe e GP të VV pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se Qeveria nuk ka asnjë përplasje me SHAB, por ka thënë se nuk mund të ketë formim të Asociacionit të komunave me shumicës serbe, pa Qeverinë e Kosovës.LDK më herët përmes një njoftimi për media ka konfirmuar pjesëmarrjen duke thënë se është përgjegjësi dhe kompetencë e qeverisë që të merret me Asociacionin ne komunave me Shumicë Serbe.
Pak a shumë njësoi ka deklaruar edhe shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri i cili tha se kjo çëshjje është përgjegjësi e Qeverisë, e jo e partive në opozitë./GazetaBlic