April 16, 2021
Portali Shprehja

Tregtarë e Bit Pazar protestojnë kundër zvarritjes së punimeve në këtë treg

Disa Tregtarë në Bit Pazar protestuan sot kundër zvarritjes së punimeve në këtë treg. Sipas tyre, gjatë renovimit të platformave të tregut, në një zonë ende nuk janë kryer punimet, duke iu mbajtur peng hapësirën prej 120 tezgash. Këta tregtarë ankohen se nuk mund të punojnë në kushtet të cilat iu kanë premtuar dhe që paguajnë qiranë e tezgave rreth 75 euro në muaj. Për tezgat që nuk i kanë, thonë se iu kanë dhënë hapësira tjera të përkohshme larg standardeve për të punuar.

 Jemi pas konsultuar atëherë që punimet do të kryhen për 3 muaj, ajo nuk ndodhi dhe kjo situatë është qe 10 muaj. Gjatë pandemisë, vetëm dy muaj na kanë hequr qiranë e tezgave, për 8 muaj të tjerë as nga 1 mijë denarë nuk na kanë liruar. Ata paratë tona i marrin që jepen për firma prej buxhetit të shtetit, ne e kërkojmë këtë investitorin të konsultohemi se kur do të kryhet kjo, por ai nuk paraqitet as në telefon- deklaroi Mehmet Fetahu, Tregtar.

 Ky grup prej dhjetëra tregtarësh shprehin indinjatën se kanë humbur myshterinjtë nga dislokimi i tezgave, duke kërkuar që ky problem të zgjidhet para nisjes së Muajit të Ramazanit, kohë e cila pritet të rritet konsumi i gjërave ushqimore. Ky tregtar thotë se kanë mbetur shumë pa tezga, edhe pse i paguajnë.

Myshterinjtë e tanë na kanë njohur duke e ditur që jemi këtu, tash në atë pjesë jemi njëri këtu e tjetri atje. Kështu është tollovit hesapi dhe puna është më dobët. Bile janë disa që kanë mbetur pa tezga, ku i kanë pasur mu në qendër të pazarit e tani atje nuk janë askund. Jo në qendër por nuk janë askund hiç- pohoi  Beqir Kurtishi, Tregtar.

 Nga komunikimi që patëm me drejtorinë e “Skopski Pazar” na thanë se vonesat janë shkaktuar nga zbatuesi i projektit. Sipas tyre, gabimet në strukturën e pullazit të hekurt nga firma private kanë lënë të pakryer këtë pjesë të tregut të ri të “Bitpazarit”. Nga drejtoria e organit që menaxhon me tregjet e kryeqytetit kërkojnë mirëkuptim nga tregtarët, duke premtuar se kjo do të zgjidhet brenda një muaji.

 Përgatiti: Adnan Qaili

.

Të Ngjajshme

Taseva: Një student mund të përpilojë padi penale për planin e ndërtimit në qendër të Shkupit

admin

Ndërtesat në qendër të Shkupit, Ivanovska: Komuna Qendër të kërkojë suspendimin e PDU-së

admin

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

Leave a Comment