September 22, 2023
Portali Shprehja

Treni përplaset me makinën në Kroaci, 3 viktima, mes tyre 2 fëmijë

Një vajzë 27-vjeçare dhe një fëmijë 4 vjeç kanë vdekur në vend, ndërsa një vajzë po 4 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital pas një aksidenti në Kroaci.

2 të tjerë janë lënduar mëngjesin e sotëm në vendkalimin hekurudhor në Bolfan, kur treni i cili lëvizte në linjën Koprivnicë – Varazhdin u përplas me një makinë. Viktimat dhe të plagosurit ishin të gjithë brenda makinës.

Dy persona të lënduar janë transportuar në spitalin e Koprivnicës, shkruan portali kroat Index. Një hetim është duke u zhvilluar dhe trafiku hekurudhor është pezulluar.

.

Të Ngjajshme

Shqipëri: Nga 2024-a, ata që fitojnë para nga TikToku do të paguajnë taksa

Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Kjo është arsyeja e mahnitshme pse duhet t’i lani flokët me kafe

Leave a Comment