May 21, 2022
Portali Shprehja

Tri aksidente në rajonin e Gjilanit, lëndohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Gjilanit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tre aksidente ku janë lënduar katër persona.

Aksidentet kishin ndodhur mes një kamioni dhe një motoçiklete dhe mes dy veturave.

Tact Watches

Raportet sipas policisë:

Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 14.05.2022 – 10:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.

Fsh. Verban, Viti 14.05.2022 – 16:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

Rr. Raif Halimi, Gjilan 14.05.2022 – 16:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një motoçiklete me drejtues të dyshuarin deri më tani të pa njohur (i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes) dhe këmbësores, viktimës femër kosovare. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima e cila është duke u trajtuar në spital. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Dhunë psikike ndaj bashkëshortes, i dyshuari dërgohet në mbajtje

admin

Katër persona të lënduar në një aksident në fshatin Qerim të Gjakovës ,tre prej tyre prokurorë

admin

Prishtinases ia marrin 20 mijë euro nga kartela përmes blerjeve online

admin

Leave a Comment