July 3, 2022
Portali Shprehja

Tri truket më të rrezikshme për zbardhjen e dhëmbëve: Vërshuan rrjetet sociale, paralajmëron stomatologu – shkaktojnë sëmundje!

Shumë njerëz praktikojnë këshilla për dhëmbë të shëndetshëm të bardhë që vijnë nga rrjetet sociale, stomatologu paralajmëron për rreziqet e tyre

Tact Watches

Sidoqoftë, sado që të jenë të mira, po aq janë edhe shumë të këqija që mund të shihen në Instagram, Facebook ose TikTok.

Gjithçka postohet, shpërndahet dhe pëlqehet aq shpejt në rrjetet sociale, saqë shumica e njerëzve i kushtojnë pak vëmendje se sa janë të vërteta dhe të sakta.

Këshilla të tilla më së shumti i shohim në profilin e ndonjë personi joprofesionist dhe i marrim si të mirëqena pa u menduar fare, pra një nga truket e tilla ka të bëjë me shëndetin dhe higjienën e dhëmbëve.

Lëvorja e bananes zbardh dhëmbët

Stomatologu Khaled Kasem ka zbuluar pesë tendenca që janë të njohura në internet dhe që mund të çojnë në sëmundje dentare.

Ujë me limon

Edhe pse limoni është i pasur me vitaminë C dhe forcon imunitetin, doktor Kasemi paralajmëron se aciditeti i ujit me limon mund të çojë në dëmtimin e smaltit të dhëmbëve. Nëse e përdorni ujë me limon mund t’ju ndodhë të keni gjakrrjedhje nga mishrat e dhëmbëve. Këshilla është që nëse ju pëlqen ta pini dhe është rituali juaj i përditshëm për humbjen e peshës apo pastrimin e trupit, është mirë ta bëni me ndihmën e një gypi të hollë.

Uthulla e mollës

Ngjashëm me ujin me limon, uthulla e mollës ka gjithashtu shumë acid dhe dëmton smaltin dhe mund të acarojë edhe fytin dhe stomakut. “Pa një shtresë mbrojtëse, dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj kariesit”, shpjegoi Kasem.

Pasta e karbonit të aktivizuar

Mjeku ju paralajmëron të mos e teproni me pastën e dhëmbëve me qymyr aktiv, e cila është bërë gjithnjë e më i popullarizuar kohët e fundit. “Kjo pastë mund të zbardhë përkohësisht dhëmbët, megjithatë, grimcat e qymyrit mund të hyjnë në çarjet e smaltit dhe të shkaktojnë plasaritjen e tij”, thotë doktori.

Pastrimi me lëngje frutash

Këshilla për të larë dhëmbët me lëngje frutash është krejtësisht e pasaktë. Ato mund të bëjnë një rrëmujë të vërtetë në gojën tuaj! Mjeku shpjegon se në këtë mënyrë sheqernat grumbullohen dhe ruhen në të çarat e dhëmbëve, gjë që çon në karies. Mos e teproni me pijet e ëmbla dhe konsumojini ato në mënyrë të barabartë me ushqimin.

Hani shpesh dhe pak nga pak

Nutricionistët dhe mjekët ju këshillojnë të hani vakte më të vogla, por më shpesh, në mënyrë që të përshpejtoni metabolizmin. Megjithatë, nga këndvështrimi i një dentisti, kjo nuk është zgjidhja më e mirë nëse dëshironi që dhëmbët tuaj të jenë të shëndetshëm. Në këtë mënyrë, bakteret dhe acidet në gojë grumbullohen më shpesh, gjë që krijon karies. Si zgjidhje, mjeku ju këshillon të hani tre vakte në ditë, por edhe të lani dhëmbët rregullisht çdo vakt. 

.

Të Ngjajshme

“Kurseni energji”, Gjermania paralajmëron qytetarët për mungesë të gazit

Nëse ju enjten gishtat vuani nga kjo sëmundje

Rina Balaj shfaqet sensuale dhe provokuese në pozat e reja

Leave a Comment