January 27, 2021
Portali Shprehja

Trotuaret në Çair, vendi “ideal” për parkim

 “Të ecësh nëpër trotuar në Komunën e Çairit qoftë nëpër bulevarde ose nëpër rrugicat e ngushta është vërtetë një ëndërr. Kjo për shkak se trotuaret janë zgjidhja më e mirë që automjetet të parkohen”.

Qytetarët shprehen të revoltuar nga parkimi i makinave në trotuare. Thonë se ndihen të rrezikuar pasi detyrohen të ecin në rrugë.

 “A e sheh sa vetura ka këtu. Për këmbësorët nuk ka vend. // Këtu vetëm për nevojë, deri në treg, dhe vozis biçikletën”.

 “Varet prej pozicionit të veturave, dihet ku parkohen tek ne. Mund të them me përqindje 90 me 10. Mund ta bëni dallimin”.

Nga Komuna e Çairit thonë se vazhdimisht ndërmarrin masa që të lirohen trotuaret duke shtuar vend parkime nëpër hapësirat e ndryshme. Po për ndërtimin e garazheve të premtuara në kate, përsërisin qëndrimet e viteve më parë, se presin të përfundojnë procedurat përkatëse.

Nuk mund të fillojë ndërtimi i garazheve në kate pa përfundimin, pa miratimin e planit detal urbanistik i cili është dërguar në qytetin e Shkupit dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Sipas njoftimeve të fundit nga sektori i urbanizmit pritet që të kemi miratim të këtyre planeve urbanistike detale në fund të muajit nëntor. Pas kësaj mund të fillohet dhe me procesin e realizimit ose ndërtimit të garazheve në kate’ deklaroi Kushtrim Alla, Komuna e Çairit.

Lidhur me parkimet në trotuare edhe nëpër bulevardet të cilat janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit, kryetari Petre Shilegov thotë se ky fenomen zgjidhet më ngadalë, për shkak se është pasojë e planifikimit të keq urbanistik për 30 vite me radhë.

 “Mendoj se planifikimi i keq urbanistik, realizimi i keq i infrastrukturës, ka kontribuar që disa standarde të caktuara me seriozitet të zvogëlohet, megjithatë tani po i korrigjojmë ata anomali, megjithatë vetëm tre vite janë në pyete’ pohoi: Petre Shilegov, qyteti i Shkupit.

 

Shilegov shton se në qytetin e Shkupit kanë kaluar dy plane urbanistike të Komunës së Çairit, ku parashikohen garazhe në kate, një pjesë në vendet e banuara, një tjetër pas rrugës së plastikave. Ndërsa nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, thonë se kanë pranuar dy plane detale urbanistike për garazhe në kate. Por ende nuk mund të japë pajtueshmëri, për shkak se nevojitet harmonizimi i tyre me ligjet dhe aktet nënligjore në sferën e planifikimit urbanistik.

MEfail ISmaili

The post Trotuaret në Çair, vendi “ideal” për parkim appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

MPB: 304 sanksione për mosmbajtje të maskës

admin

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë

admin

Borë në Prilep dhe Strazhë, njihuni me gjendjen e rrugëve në vend

admin

Leave a Comment