Trump: Lideri Suprem i Iranit të bëjë kujdes me fjalët

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi ajatollahut Ali Khamenei, Lideri Suprem i Iranit, të bënte kujdes me gjuhën, pas një fjalimi në të cilin ai dënoi “kllounët amerikanë” që gënjejnë, sipas tij, në mënyrën më të keqe.

“I ashtuquajturi “Lideri Suprem” i Iranit, që nuk është më aq suprem këto kohët e fundit, ka thënë gjëra të turpshme përsa i përket SHBA-së dhe Europës”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump në një mesazh në Twitter.

“Ekonomia e tyre po përkeqësohet dhe populli i tyre po vuan. Ai duhet të bëjë kujdes me fjalët”, shtoi ai duke iu referuar vendimmarrësit përfundimtar në çështjet kryesore të Republikës Islamike.

.

Të ngjajshme

Një 10-vjeçar gjendet i vdekur në motorin e avionit

shprehja

Aleksandrova: Iniciojmë ligj që parasheh ndalimin e ngrohjes me dru

shprehja

Osmani kujton Rugovën: Le të mësojmë prej urtësisë së tij

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë