7 C
Skopje
November 20, 2018
Informacione Rajoni dhe Bota

Trump me tjetër vendim kundër emigrantëve

Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv të hënën vonë në mbrëmje në lidhje me emigrantëve, bëri me dije këshilltarja Kellyanne Conway.

Vendimi i ri vjen, pasi vendimi i mëparshëm i zt. Trump për 7 vende me shumicë myslimane u bllokua nga Gjykata Federale.

Këshilltarja e lartë e Trumpit, Kellyanne Conway ka konfirmuar sot për Fox News se “nënshkrimi i urdhrit është planifikuar të bëhet më vonë gjatë ditës”.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme për Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti do të vazhdojë të veprojë, së bashku me Kongresin, pjesë të mëdha të agjencive legjislative dhe ekzekutive. Kjo përfshinë edhe urdhrin e ri ekzekutiv… dhe çfarë dallon është se ai do të hyjë në fuqi nga 16 marsi”, ka deklaruar ajo.

Conway tha se urdhri i ri do të bëjë më të qartë se ndalimi i udhëtimit përjashton banorët me qëndrim të përhershëm në SHBA.

Administrata e Presidentit Trump ka argumentuar se ndalimi është i nevojshëm për të mbrajtur Shtetet e Bashkuara të sigurt nga terrorizmi.

Artikuj të ngajshëm

Fillon shit-blerja e duhanit në Maqedoni

shprehja

Planet ogurzeza të qeverisë Zaev

shprehja

Tetovë, rritet numri i familjeve me fëmijë të tretë

shprehja