March 25, 2023
Portali Shprehja

Trump thotë se do të arrestohet të martën

Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump, duke iu referuar vetes, tha se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.

“Protestoni”, shkroi ai.

Ndërsa Trump nuk dha detaje se pse ai pret të arrestohet, ekipi i tij ligjor ka parashikuar që kjo të ndodhë së shpejti. Trump është ankuar privatisht se ai beson se do të paditet vetëm sepse  mendon se Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg “e urren atë”, sipas një burimi të njohur.

Disa nga këshilltarët e Trump-it i kishin kërkuar privatisht të mos bënte thirrje për protesta, të shqetësuar për optikën e një proteste masive në rrugët e Manhattan-it që po dilte jashtë kontrollit ose që i ngjan sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA ./abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Rusia vazhdon sulmet në rajonin lindor të Donjeckut, Zelenski bën thirrje për më shumë armë

Zyrtarizohen detajet e akordit në mes Bajernit dhe Tushellit

Leave a Comment