Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Miroslav “Ciro” Blazevic. Si futbollist kishte luajtur në vitet 50-60 për Dinamon dhe Lokomotiva e Zagrebit, në Sarajevë të Rijekës, duke e mbyllur karrierën në Zvicër. Më pas filloi periudha e tij e gjatë në stol, e cila zgjati për pesë dekada: ai drejtoi ekipe në Zvicër, Kroaci, Greqi, Slloveni, Bosnjë, Kinë dhe Iran.
Legendary #Croatia head coach Miroslav Ćiro Blažević has died today in Zagreb
May he rest in peace.#HNS would like to express the deepest condolences to his loved ones, on behalf of the entire Croatian football family, which lost the "coach of all coaches"
pic.twitter.com/P9JKmLEwow
— HNS (@HNS_CFF) February 8, 2023
Si trajner i kombëtares kroate, Blazevic e kishte çuar kombëtaren e tij në vendin e tretë në Kupën e Botës 1998 në Francë: një arritje e pabesueshme, nëse mendojmë se federata lindi dy vjet pas pavarësisë nga Jugosllavia. Në vitin 1996 u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian të 1996-ës, duke arritur deri në çerekfinale, dhe më pas në Kupën e Botës.
Për ata që nuk e mbajnë mend, ajo përzgjedhje mburrej me lojtarë të kalibrit të Sukerit, Bobanit, Vlaovicit, Prosineckit, Jarni, Asanovic, Tudor, Bilić, Stanic dhe shumë të tjerë që shënuan një epokë të Kroacise.
Shënimi i Federatës Kroate të Futbollit për vdekjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm në historinë e futbollit në vendin e Evropës Lindore: “HNS dëshiron të dërgojë një përqafim të dashur për familjen dhe të dashurit e Miroslavit, si dhe për të gjithë familjen e futbolli kroat që humbi nga ‘trajneri i të gjithë trajnerëve’”.
“Kur përmbledh gjithë jetën time, më duhet të mbyllem në dhomën time dhe të qaj aq shumë sa të mos ndalet kurrë. Asgjë në jetën time nuk ka qenë e lehtë! Kisha dy tumore dhe tani, ja ku është shfaqur i treti”, ka shkruar Ciro në një nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale.
Ai tha në një intervistë: “Fëmijëria ime ishte kaq e varfër, dhe më vonë në rini, kur isha tashmë i martuar, unë dhe gruaja ime nuk e dinim nëse do të hanim apo jo. Jeta ime ishte një provë normale dhe më duhej t’i mbijetoja të gjitha. Edhe kjo punë si trajner, që mund të duket ndryshe nga jashtë, nuk është gjë tjetër veçse shumë pak kënaqësi dhe shumë zhgënjim”.
Blazevic ishte një tifoz i vërtetë i futbollit: “Nëse nuk i jep gjithçka futbollit, nuk i jep asgjë.” Ai gjithashtu provoi dorën e tij në politikë dhe kandidoi për presidencën e Kroacisë në 2005, por fitoi vetëm 0.80% të votave.
The great Miroslav "Ćiro" Blažević has passed away, aged 87.
The father of modern Croatian football and one of the game's greatest coaches, Blažević had a hugely successful career, also leading teams in Bosnia and Herzegovina and Switzerland.
He will be sorely missed. pic.twitter.com/No4o2RQ947
— UEFA (@UEFA) February 8, 2023
.