May 28, 2022
Portali Shprehja

Tunxhev: Presidenti dhe kryeministri jetojnë në ndërtime pa leje

Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Boris Tunxhev për “Top Tema” tha se nëse janë në proces rastet për legalizimin e objekteve të Presidentit dhe Qeverisë, de fakto janë ndërtime pa leje.

“Së pari, këto dy objekte janë objekte të një natyre të veçantë dhe aty procedura për të ekzekutuar një paramasë dhe për t’i regjistruar është krejtësisht e ndryshme nga regjistrimi i çdo objekti tjetër. Këto janë objekte, objekte të banimit të Presidentit, të Qeverisë dhe të shtetit, dhe janë objekte të kategorisë së parë dhe për ta, me sa kam dëgjuar drejtorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkët Mirçevski se procedura ka përfunduar. Nëse kuptohet se procedura ka përfunduar, mund të nënkuptojë se mund të kenë marrë vendim për legalizim ose janë në proces të marrjes së vendimit të Qeverisë me të cilin Agjencia për Kadastër të Pasurive të Patundshme do të obligohet në bazë të një lënde të regjistrohen sipërfaqet e brendshme”, tha Tunxhev.

Tact Watches

I pyetur nëse objektet e presidentit dhe kryeministrit janë ndërtime pa leje, Tunxhev tha se nëse rastet janë në proces do të thotë se ende nuk janë legalizuar.

“Për momentin nuk kemi të dhëna. Në momentin që drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta thotë se është në procedurë, duhet t’i dorëzojnë dokumentet”, tha Tunxhev.

Të Ngjajshme

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

admin

Leave a Comment