October 1, 2023
Portali Shprehja

Turam: Mund të kisha bërë dy gola, por kemi ndeshje të tjera

Sulmuesi i Interit, Markus Turam, foli në fund të ndeshjes mes Francës dhe Irlandës, ku shënoi golin e parë me fanellën e “Bluve”, ndërsa hyri në fushë si zëvendësues i Oliver Zhiru.

Turam theksoi se mund të kishte shënuar dy gola, ndërsa shtoi se i ka gati për ndeshjet e tjera.

“Unë mund të kisha bërë dy gola sonte, por le t’i mbajmë për ndeshjen tjetër. Nga pikëpamja aritmetike ne jemi perfekt, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdojmë të punojmë. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme”, deklaroi Turam.

.

Të Ngjajshme

Industria e prodhimit të çelikut në Europë në rrezik

Dita botërore e të moshuarve

Ish-bashkëshorti që vrau gruan vret edhe veten

Leave a Comment