September 28, 2020
Portali Shprehja

Turizmi në Shqipëri ka pësuar humbje prej 1.3 miliardë eurove

Ndryshe nga viti i kaluar, ku jo vetëm bregdeti por edhe kryeqyteti gëlonte nga turistet e huaj, mungesa e tyre për shkak të pandemisë e ka vënë në vështirësi të mëdha sektorin, përcjell Top Channel.

Mesa duket as turizmi patriotik nuk do të arrijë të kompensojë humbjet e mëdha të industrisë, që mban një peshë të konsiderueshme në ekonominë e vendit.”

Mungesa e vizitorëve të huaj pritet t’i kushtojë vendit rreth 1.3 miliardë euro humbje në të ardhura.

Është ky vlerësimi që bën kryetari i Shoqatës së Tur Operatorëve Besnik Vathi, sipas të cilit situata paraqitet dramatike edhe për të ardhmen, teksa rezervimet për vjeshtën janë anuluar në masën 100%.

“Turizmi drejt kolapsit. Humbjet llogariten në rreth 1.2-1.3mld euro, rezervimet janë anuluar plotësisht për vjeshtën. Prurjet e vizitorëve nga Kosova nuk rikuperojnë dot humbjet”, tha Besnik Vathi, Kryetari i shoqatës së Tur Operator.

Kriza e koronavirusit ka prekur të gjithë hallkat e zinxhirit të industrisë turistike, që nga strukturat akomoduese, lokalet e deri te shitësit e vegjël.

” E kemi ndjerë shumë mungesën e turistëve të huaj dhe emigrantëve. Po hasim vështirësi edhe në pagesën e detyrimeve pasi nuk ka fuqi blerëse as për të mbuluar shpenzimet”, tha një shitëse.

Situatën e vështirë në terren e mbështesin edhe shifrat zyrtare. Sipas institutit të Statistikave, për 7-mujorin e këtij viti kanë hyrë 1.1 milionë vizitorë të huaj, duke shënuar një rënie 64.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Tabelë 1

Hyrjet e shtetasve të huaj

Janar – Korrik 2020 1.1 mln
Janar – Korrik 2019. 3.3 mln
-64.7%
(Burimi: Instat)
Tabelë 2
Humbjet e turizmit të huaj
1.3 mld euro
(Burimi: Operatorët turistikë)

Genta Dobra

Top Channel

Të Ngjajshme

Luftimet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, 16 të vrarë

admin

Mali i Zi që nga mesnata në shtetrrethim

admin

Shqiptarët do të jenë në ‘Jugosllavinë e katërt’, Albin Kurti bën deklaratën e fortë

admin

Leave a Comment