March 7, 2021
Portali Shprehja

Turizmin e shpëtuan turistët nga Kosova – Iliria News Agency

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë dje se turizmin në këtë shtet e kanë shpëtuar turistët kosovarë dhe ata vendorë. “Unë dje isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave ma konfirmoi atë që di në fakt, që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. Ndërkohë që pandemia ishte realisht e frikshme për sektorin, por lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri nuk mundën të ikin jashtë, bëri që hotelet të jenë plot”, tha Rama.

Ai shtoi se nuk beson që “kur i keni marrë paratë, nuk u janë dukur më pak se po jua japin shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, se nuk është se i ulët çmimet”.

“Ky sezon ka qenë një provë domethënëse e faktit se sa shumë para shpenzohen nga shqiptarët e Shqipërisë për turizëm dhe përgjithësisht shkojnë jashtë. Tjetra që e ka ndihmuar shumë sektorin, që është indirekte, ka qenë që shumë nga shqiptarët që janë mësuar përndryshe të iknin në Budva, në Greqi, në Itali, në Spanjë e në Turqi, njohën Shqipërinë. Kjo është konkrete. Një pjesë e madhe e tyre dinin Tiranë–Durrës, maksimumi deri në Vlorë, dhe këtu mbaronte puna e tyre”, tha Rama.

Të Ngjajshme

Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve të saj – Iliria News Agency

admin

Tentuan t’i kontrabandojnë 25 telefonë nga Maqedonia për në Kosovë, kapen dy persona – Iliria News Agency

admin

Dita e dytë e Epopesë nis me homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit në Skenderaj – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment