May 23, 2022
Portali Shprehja

Turqia dhe Finlanda do të takohen për të diskutuar për NATO

Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Turqisë do të takohen për të diskutuar anëtarësimin e shtetit nordik në NATO.

Tact Watches

Turqia ka sinjalizuar më parë se do të donte të diskutonte pranimin e Finlandës në organizatë përpara se të jepte miratimin.

“Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje”, tha Pekka Haavisto, ministri i Jashtëm i Finlandës.

Fillimisht u raportua se Turqia do të vërë veton ndaj çdo përpjekjeje të Finlandës ose Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Megjithatë, duke folur për Reuters, zëdhënësi i presidentit turk Tajip Erdogan tha se vendi “nuk po e mbyll derën” për këto vende.

Ai shtoi se Turqia po e ngrit çështjen “si një çështje të sigurisë kombëtare” për Turqinë për shkak të “shumë organizatave terroriste” që janë të pranishme në vendet nordike.

.

Të Ngjajshme

Prap se prap prezantueset e lajmeve në Afganistan u shfaqën në ekran të mbuluara

Panele “diellore” që ngarkohen natën: Si funksionojnë?

Shtatë lojtarë do të largohen nga Interi

Leave a Comment