January 30, 2023
Portali Shprehja

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

Turqia ka mirëpritur ekstradimin nga Suedia të një militanti të dënuar kurd, por ka sinjalizuar se pret më shumë veprime para se Ankaraja të miratojë aplikimin e Stokholmit për t’iu bashkuar NATO-s.

Ankaraja ka kërkuar që Suedia dhe Finlanda të kenë qëndrim më të ashpër ndaj grupeve kurde që Turqia i konsideron “terroriste”, në këmbim të mbështetjes së këtyre dy shteteve për anëtarësim në NATO.

“Kthimi i terroristit të PKK-së [Partia e Punëtorëve të Kurdistanit] është fillimi i shfaqjes së sinqeritetit [të Suedisë]”, tha për televizionin shtetëror turk, TRT, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

“Shpresojmë që do të ketë ekstradime të tjera”, shtoi ministri turk.

Suedia të premten ekstradoi Mahmut Tat, i cili kërkohej nga Ankaraja për shkak se është pjesë e PPK-së, grup që është i listuar si terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.

Tat, që është dënuar me mbi gjashtë vjet burgim nga një gjykatë turke, u largua për në Suedi më 2015, por i ishte refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet suedeze.

Ai u arrestua nga policia turke pasi arriti në aeroportin e Stambollit dhe u dërgua në burg./euronews.al/

.

Të Ngjajshme

Finlanda shpresa të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

“Shënimi i përvjetorit të Goce Dellçevit”, Spasovski: Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti

Pfizer ka pranuar se ka prodhuar variante të koronavirusit për të testuar ilaçin antiviral

Leave a Comment