1 C
Skopje
December 14, 2018
Informacione Rajoni dhe Bota

Turqia paralajmëron Gjermaninë: Mësohu si të sillesh, po deshe marrëdhënie të mira

Turqia ka paralajmëruar Gjermaninë të “mësojë si të sillet” nëse do të mbajë gjallë marrëdhënien mes vendeve.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë për shtyp tha se Gjermania dhe Perëndimi luajnë me standarde të dyfishta. Deklarata erdhi pasi qyteti jugperëndimor i Gaggenau tërhoqi lejen për një takim ku ministri turk, Bekir Bozdag, pritej të mbante një fjalim si  pjesë e përpjekjeve për të fituar sa më shumë mbështetje nga qytetarët turq që jetojnë në Gjermani, mbi referendumin e prillit, për zgjerimin e fuqive presidenciale të Erdoganit.

“Sjellja e Gjermanisë nuk i përshtatet principeve të demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Gjermania dhe sistemi i saj mundohen të na japin mësime demokracie, duke ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit turk. Dhe kjo do të thotë të kesh standarde të dyfishta. Pas tentimit të grusht-shtetit, vitin e kaluar, qytetarët tanë u tubuan dhe presidenti Erdogan donte t’u jepte atyre një mesazh përmes një transmetimi live, por nuk u lejua. Por, tani shpejt, iu dha leje grupit terrorist PKK dhe liderit të tyre, Kandil, që nga Iraku i veriut të lidhen live me mbështetësit në Gjermani. Kjo është e papranueshme. Nëse doni të mbani marrëdhënie me ne, duhet të mësoni si të silleni! Ky është mesazhi ynë për Gjermaninë”,- tha ministri i Jashtë i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Edhe qyteti i Kölnit bllokoi një event ku ministri turk i Ekonomisë do të mbante një fjalim për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë.

Komentet reflektojnë një marrëdhënie të tensionuar mes dy vendeve, e testuar së fundmi edhe nga arrestimi në Turqi i Deniz Yucel, një korrespondent për gazetën gjermane “Die Welt”. Gjermania tha se ky akt, i paprecedent për një korrespondent gjerman, ka shkaktuar një dëm të madh në lidhjen mes palëve./TVM2/

Artikuj të ngajshëm

Shkup, gjashtë aksidente me katër të lënduar

shprehja

Prokuroria dorëzon dëshmi shtesë në seancën për “27 prillin”

shprehja

Statistika që bën Cristiano Ronaldon të ulë kokën, kurrë kaq keq në 10 vite

shprehja