Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha “europianët duhet të jenë të qartë dhe të vendosur jo përpara popullit turk, por përpara qeverisë së Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan”.
“Ne kemi nevojë për të marrë një pozicion të përbashkët kur bëhet fjalë për Turqinë. Na duhet një politikë e përbashkët evropiane kur bëhet fjalë për energjinë dhe çështjet strategjike. Këto çështje nuk duhet t’i lihet vetëm NATO-s. Një pozicion i fortë i vendeve evropiane është i nevojshëm për këto çështje. Turqia nuk është më një partner në rajon”, tha Macron, i cili pretendon se Turqia ka treguar sjellje të papranueshme ndaj anijes franceze në ujërat libiane.
Në konferencën për shtyp përpara samitit të përfaqësuesve të vendeve të Evropës Juglindore, vendet anëtare të BE (Med7), që do të mbahet në Korsikë, presidenti francez shtoi se Turqia injoron të drejtat greke dhe se marrëveshjet e papranueshme janë nënshkruar me qeverinë libiane.