December 8, 2022
Portali Shprehja

Twitteristët kanë vendosur: Profili i Donald Trump në Twitter është rikthyer

Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se profili i Donald Trump është rikthyer, pasi përdoruesit e platformës sociale e mbështetën lëvizjen përmes një sondazhi që ai filloi.

“Njerëzit kanë vendosur”, shkroi Musk në Twitter, duke informuar se 51.8 për qind e mbi 15 milionë përdoruesve votuan për të rivendosur llogarinë.

Ish-presidenti amerikan nuk do të rikthehet në platformë sepse më herët tha se “nuk sheh asnjë arsye për këtë”. Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.

Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter fshiu llogarinë e Trump disa ditë pas sulmit në Kapitolin e SHBA në Uashington më 6 janar, ndërsa Kongresi po përpiqej të konfirmonte fitoren e Joseph Biden në zgjedhjet presidenciale.

Katër civilë dhe një polic humbën jetën në trazirat e ndodhura gjatë bastisjes në lokal.

Pas incidenteve, profilet e Donald Trump në Facebook, Instagram dhe Twitter, ku kishte dhjetëra milionë ndjekës, u pezulluan.

Disa muaj më vonë, Trump lançoi platformën e tij, Truth Social. 

.

Të Ngjajshme

Kur pastroni tualetin, harroni KËTË VEND, dhe pikërisht këtu është burimi i baktereve

Teknika kineze e prodhimit të çajit në listën e thesareve jomateriale të UNESCO-s

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Leave a Comment