September 23, 2020
Portali Shprehja

U infektua me koronavirus, Berlusconi flet nga spitali: Është një ferr i vërtetë, tmerrësisht keq

“Unë jam duke luftuar për të dalë nga kjo sëmundje ferri, tmerrësisht e keqe. Këtu në “San Raffaele” kanë bërë mijëra teste, por unë isha ndër 5 më të ngarkuarit për dozën e marrë të virusit. Jam duke bërë më të mirën time dhe me të vërtetë shpresoj ta kaloj, të jem në gjendje të kthehem në rrugën e duhur”. Kjo është deklarata e Silvio Berlusconi, bërë përmes lidhjes telefonike me një takim të partisë që drejton në Fenis, në Luginën Aosta. Ish-numri një i Milanit, tani president i Monza, po lufton me pneumoninë, që e kaploi si rezultat i infeksionit nga Covid-19.

Në orët e fundit, Berlusconi është siguruar nga mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo: “Ne mund të konfirmojmë vëzhgimin e një pasqyre klinike në evolucion të vazhdueshëm dhe të favorshëm. Të gjithë parametrat klinikë dhe hematokimikë të monitoruar janë qetësues”. Edhe shefi i kujdesit intensiv në “San Raffaele” ka konfirmuar efektin pozitiv të zbuluar nga trajtimi i 72 orëve të fundit me Remdesivir, një antiviral që përdoret për të trajtuar Ebola. Me 84 vite mbi supe dhe patologjitë e mëparshme, terapia e “kavalierit” kërkon kujdes maksimal. Pra, faza delikate mund të mos ketë kaluar ende. Asnjë parashikim nuk është bërë kur do të jetë në gjendje të largohet nga spitali.

Për momentin kanë kaluar pesë ditë nga shtrimi në spital, por mund të duhen edhe aq shumë për të verifikuar uljen e inflamacionit të mushkërive dhe ngarkesës virale, e cila ishte e lartë në tamponin e parë, bërë të mërkurën e kaluar. “Ishte një ngarkesë virale për rekord tek unë”, – u tha Berlusconi senatorëve të “Forza Italia”.

 

 

.

Të Ngjajshme

Carabao Cup: Leicester-Arsenal zhbllokohet nga një autogol

admin

Nëntë vite me Interin, senatori i zikaltërve drejt largimit!

admin

NË AZI SHKRUHET HISTORIA: Rekordi i pabesueshëm i Kazuyoshi Miura!

admin

Leave a Comment