September 29, 2023
Portali Shprehja

U kapën duke bërë kundërligjshëm gara sportive me vetura, gjobiten 22 shoferë në rrugën Skenderaj-Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 23:00, ka identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj 22 shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit janë hasur në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor duke bërë gara sportive me vetura.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, të datës 18 shtator 2023, njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj 22 shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën për media.

“Kundërvajtësit, janë hasë në aksin rrugor në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”.

Ndaj, 22 shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe  nga një pikë negative. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohet një person për kontrabandë me mallra – policia sekuestron çajra për dobësim, mjaltë e produkte tjera

admin

Paraburgim ndaj F.B., dyshohet se grabiti me forcë një telefon në Ferizaj

admin

U aksidentua djali i tij dhe kërkoi nga policia që ai ta merrte përgjegjësinë – arrestohet prishtinasi

admin

Leave a Comment