Aaron Ramsey është gati të rifillojë nga Nice. Pas përvojës shqetësuese në huazim te Rangers, ish-mesfushori uellsian i Juventusit transferohet në Francë. Lajmin e ka raportuar Fabrizio Romano, i cili tregon se si u arrit një marrëveshje mes Ramsey dhe klubit militant në Ligue1.
Dhe menjehere ka ardhur edhe foto duke firmosur! Prandaj Nice vazhdon fushatën e saj përforcuese pas nënshkrimit të Mattia Viti nga Empoli dhe Kaspar Schmeichel nga Leicester.
I mbërritur në Juventus në vitin 2019 si një futbollist i lirë i Arsenalit, uellsiani kaloi tre sezone me Juventusin, duke fituar një Scudetto, një Coppa Italia dhe një Superkupë të Italisë.
Megjithatë, dëmtimet e shumta minuan vazhdimësinë e performancës së tij, një arsye që e shtyu klubin e Juventusit ta dërgonte atë në huazim te Rangers janarin e kaluar. Në Skoci Ramsey fitoi një Kupë Kombëtare, madje duke iu afruar suksesit në Europa League.
Goditja e tij e humbur nga penalltia në finale i hapi rrugën triumfit të Eintracht Frankfurt. Ramsey do te tentoje te rifitoje formen per Boterorin qe do te zhvillohet ne Katar dhe per kete arsye ka zgjedhur Francen dhe Nice.
.