Giacomo Bonaventura kthen faqe! Koha për një sfidë tjetër. Mesfushori ndodhet në Firence, ku po kalon ekzaminimet mjekësore në këto minuta.
Ai do të jetë një lojtar i ri i Fiorentina, pasi testet fizike të mbarojnë dhe të hedhi firmën te kontrata e re! Gjithashtu parashikohet që mesfushori i lindur në vitin 1989 të kryejë seancën e tij të parë stërvitore në mbrëmje.
Pas gjashtë vitesh në Milano, një tjetër etapë për “Jack”. Verona dhe Benevento gjithashtu u përpoqën, por në fund e ardhmja do të jetë vjollcë. 4 gola në 32 ndeshje në sezonin e kaluar në Milano, mjaftueshëm për të bindur trajnerin Iachini. Takimet me Raiola, pastaj akordi final! Bonaventura-Fiorentina u krye!
.