September 26, 2020
Portali Shprehja

U përfol për kalimin te Juventusi, sulmuesi hedh poshtë zërat!

Sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud, u mendua se ishte afër Juventusit, por sulmuesi francez ka hedhur gjithçka poshtë. Ai ka theksuar se mbetet lojtari i Chelseas dhe është surprizuar kur miqtë e tij i shkruanin për Juventusin.

Giroud ka folur për Telefoot dhe ka treguar të vërtetën për zërat që e lidhin me Juven. “U surprizova kur mora mesazhe nga miqtë e mi që më flisnin për zëra të tillë. Është një çështje shumë e largët.

“Unë jam lojtar i Chelseas. Është gjithmonë mirë kur flitet për klube të tilla që shfaqin interes për mua. Është mirë, por unë mbetem gjithmonë i fokusuar te Chelsea”, – tha ai.

.

Të Ngjajshme

Mbrojtësi do të largohet me çdo kusht, Barcelona surprizohet nga lojtari!

admin

Kërkesa e çmendur e Alabas, Bayerni nuk plotëson dëshirën e mbrojtësit (Detajet)

admin

Candreva transformohet në “kamerier” për shokun e ri të skuadrës

admin

Leave a Comment