March 1, 2021
Portali Shprehja

U rrëmbye për të trajnuar spiun korean – Misteri i të zhdukurës që nuk është zbuluar akoma edhe pas 44 viteve

15 nëntor 1977, Niigata, Japoni

Ishte pak pas perëndimit të diellit, kur Megumi Yokota përfundoi praktikën e badmintonit. Shtëpia e saj ishte vetëm 7 minuta larg, shkruan lajmi.net.

Megumi, 13 vjeçe u përshëndet me dy mikeshat e veta rreth 250 metra larg shtëpisë, mirëpo nuk arriti në shtëpi kurrë.

Teksa ora u bë 7 e mbrëmjes, nëna e saj Sakie Yokota filloi të frikësohej. Ajo vrapoi për në palestër ku ajo ushtronte badminton, mirëpo iu tha se Megumi ishte nisur për në shtëpi para shumë kohësh.

Policia u njoftua dhe kërkimi filloi, në plazhin afër, në pyje në rrugë, mirëpo Megumi ishte zhdukur pa asnjë gjurmë.

Ndërkohë që ky kërkim po vazhdonte, Megumi ishte në një varkë të drejtuar për në Kore të veriut. Krimi ishte i paparashikuar dhe paplanifikuar.

Me kalimin e viteve, qeveria japoneze qartësoi se Megumi nuk ishte e vetmja viktimë e një krimi të tillë. Nga viti 1977 deri më 1983 agjentët korean kishin rrëmbyer 17 persona. Disa analistë besojnë se në fakt ishin më shumë se 100, mirëpo u arrit të vërtetohet vetëm për 17.

Me vite të tëra kjo ishte një çështje e ftohtë. Familja e saj të dëshpëruar vetëm shpresonin, mirëpo nuk kishin asnjë dëshmi. Por vajza e tyre ishte gjallë.

Sakie dhe Shigeru Yokota, prindërit e Megumi

 

Në vitin 1993, një spiun i Koresë veriore që u kap në Seoul, Kore Jugore, shpjegoi në detaje pamjen e një gruaje japoneze të rrëmbyer që ai kishte takuar në Kore veriore.

Ai tha se një prej trajnerëve të tij i kishte treguar historinë e saj në vitin 1988. Atij iu ishte thënë se askush nuk kishte plan që ta rrëmbente vajzën,shkruan lajmi.net. Dy agjent që ishin në mision spiunazhi teksa prisnin varkën koreane t’i merrte nga bregu japonez, kishin vënë re një person që i kishte parë në anë të rrugës.

Ata e kapën personin dhe në errësirë nuk mundën ta dallonin se ajo ishte thjeshtë një fëmijë, sepse ajo ishte shumë e gjatë për moshën e saj. Pas 40 orësh e mbyllur në një dhomë të errët, ajo arriti në Kore veriore.

Megumi refuzoi të hante dhe vetëm qante duke kërkuar të ëmën. Për të qetësuar vajzën, asaj iu premtua se nëse punonte shumë, dhe mësonte gjuhën koreane rrjedhshëm, ajo do të kthehej në shtëpi.

Ajo u bë mësuese e gjuhës japoneze për spiunët korean dhe i mësoi sjelljet dhe zakonet japoneze në një shkollë elitare për spiunazh.

Disa fotografi nga Korea e veriut shfaqin një femër rreth moshës 20 vjeçare, që besohet të jetë Megumi si shkak i ngjashmërisë së madhe.

Megumi Yokota në fotografinë e bërë në Kore të veriut

 

Edhe personat e tjerë që u rrëmbyen, u vendos të përdoreshin si spiun, sepse ata mund të martoheshin me nacionalitete tjera, dhe të shpërbenin si spiun. Kjo vjen pasi që shtetasit e Koresë së veriut, nuk lejohen të martohen me dikë të një nacionaliteti tjetër.

Të rrëmbyerit shpesh u morën nga plazhet, ku kishte pak dëshmitarë dhe qasje direkte në det. Të gjithë të rrëmbyerit ishin në të 20-at e tyre, dhe Megumi ishte më e reja ndër ta,shkruan lajmi.net.

Në vitin 1987, një agjente e inteligjencës së Koresë veriore e quajtur Kim Hyun-hui kishte vrarë 115 persona gjatë një transporti të një bombe. Ajo ishte dënuar me vdekje, prandaj nuk kishte çfarë humbiste.

Kim Hyun-hui

 

Ajo tregoi se si gruaja që i mësoi japonishten dhe sjelljet që ajo të punoj si agjente sekrete ishte një e rrëmbyer nga Japonia, me të cilën kishte jetuar për 2 vite.

Në vitin 1997, 20 vite pas kidnapimit të Megumit, kryeqyteti i Koresë së veriut, Pyongyang, pranoi që të bëhen hetime rreth kidnapimeve atje.

Më 21 janar 1997 familja Yokota morri lajm nga një agjent special i qeverisë së vajza e tyre ishte akoma gjallë. Investigimet në Kore vazhduan, mirëpo nuk kishte ndonjë informatë rreth vajzës.

Me 17 shtator 2002, lideri i Koresë veriore, Kim Jong-il, e priti kryeministrin Junichiro Koizumi në kryeqytetin korean.

Pas fillimit të diskutimit, Korea e pranoi se ata kishin kidnapuar 13 qytetarë japonez, por thanë se vetëm 5 prej tyre ishin të gjallë, shkruan lajmi.net.

Shkaqet e vdekjes për 8 personat e tjerë ishin mbytje në det, mbytje nga tymi, sulm në zemër, dy aksidente me makinë (në një shtet ku qytetarët civil nuk kanë makina), etj.

Ata thanë se nuk mund të sigurojnë mbetjet e të vdekurve, si pasojë e përmbytjeve, duke proklamuar se ato ishin humbur që atëherë.

Kim Jong-il gjithashtu foli rreth Megumit, dhe tha se dy rrëmbyesit e saj ishin dënuar në vitin 1998. Njëri ishte ekzekutuar, dhe tjetri vdiq gjatë dënimit në burg.

Koreja e veriut tha ese Megumi Yokota kishte varur veten me datën 13 prill 1994 në një pyll afër një spitali psikiatrik ku ajo po trajtohej për depresion. Më parë u tha se ajo kishte vdekur me 13 mars 1993, mirëpo më vonë u tha se kishte qenë një gabim në dokumentet e spitalit.

Një nga gratë e rrëmbyera tha se ajo e kishte parë Megumin në Kore veriore ne qershor 1994, pra dy muaj pasi ajo u deklarua e vdekur.

Dy vite pasi Megumi u deklarua e vdekur, në përvjetorin e 27-të të zhdukjes së saj, familjes së saj iu dërgua nga Koreja veriore hiri i saj.

Pas një analize të ADN, rezultoi se ato nuk ishin mbetjet e saj.

Me 15 tetor 2002, 5 të rrëmbyerit që Koreja tha se ishin akoma të gjallë mbërijtën në Tokio. Koreja kishte pranuar që ata mund të vizitojnë Japoninë për 5 deri në 10 ditë, mirëpo ata nuk u kthyen në Kore më kurrë.

5 të rrëmbyerit që u kthyen në Japoni

 

Misteri i Megumit nuk është zbuluar akoma, por familja e saj akoma kanë shpresë. Megumi kishte një vëlla dhe një motër binjak që ishin 6 vite më të rinj se ajo. Nëna e saj Sakie është 85 vjeçe, ndërsa babai i saj Shigeru ndërroi jetë me 5 qershor 2020.

Nëse Megumi është akoma gjallë, ashtu si besojnë shumë persona, ajo duhet të jetë 56 vjeçe. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Këto truke të thjeshta do ju ndihmojnë të zbuloni gënjeshtarët

admin

Si të zgjoheni më lehtë në mëngjes?

admin

Parashikimi i yjeve për sot, ja shenjat më me fat

admin

Leave a Comment