September 29, 2022
Portali Shprehja

U vu gurthemeli i fabrikës për automobila elektrik

DESTANI: AFARISTËT TË INVESTOJNË NË VEND

Drejtori i Zonës Teknologjike Industriale dhe Zhvillimore, Jovan Despotovski dhe menaxherët e kompanisë gjermane “E-go”, sot nënshkruajtën marrëveshje për ndihmë shtetërore për investim të ri, i cili parasheh prodhim të tërësishëm të automobilave elektrike e.Go.  Me këtë, fillon realizimi i investimit me vlerë prej 130 milionë euro. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij deklaroi se me këtë, për herë të parë në Maqedoni do të prodhohet automobil i plotë.

“Ky investim është i një rëndësi shumë të madhe për shtetin, por edhe për ekonominë lokale dhe zhvillimin e potencialit njerëzor në Tetovë dhe në shtet. Me këtë investim të rëndësishëm, Maqedonia e Veriut konfirmon edhe njëherë se është shtet i cili ofron kushte të shkëlqyera për investitorët, me klimë stabile ekonomike dhe politike në të cilën kompanitë ndërkombëtare si “NEKSTE.E.GO:, kanë partner të besueshëm” – tha Kovaçevski

Ndërkohë, sipërmarrësi Lazim Destani tha se ky është investimi i veçantë që kanë bërë, ndërsa porositi afaristët që të investojnë në vend, për të parandaluar ikjen e të rinjve.

“Ky projekt nuk është investimi ynë i parë në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë, por gjithsesi është investimi ynë më i veçantë deri më tani. Arsyeja që më gëzon më së shumti është fakti se në këtë fabrikë do të punësohen shumë të ri dhe të reja. Ashtu siç e kemi përmendur po e përsëris edhe në këtë rast se, afaristët sidomos nga diaspora, e kanë për obligim të realizojnë investime në rajonin tonë”. – tha Lazim Destani

Anëtari i bordit të NORMAK Invest Group, Aki Etemi tha se, zona e lirë ekonomike Tetovë po bëhet epiqendër e zhvillimit në rajonin e Pollogut e më gjërë.

Fabrika për prodhimin e automobilave elektrik do të ndërtohet në kuadër të Zonës Teknologjike Industriale dhe Zhvillimore në sipërfaqe prej 60 mijë metra katrorë dhe do të punësojë 890 persona. /KlanMacedonia/

 

Të Ngjajshme

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Pasi ta lexoni këtë lajm, kurrë më nuk do të hezitoni të bëni botox

Sanksionet ndaj Rusisë, BE vendos kufi për çmimin e gazit rus

Leave a Comment