Patriarku Filaret, 91 vjeç, i cili kryeson një nga kongregacionet më të mëdha ortodokse të Ukrainës, është në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pasi u diagnostikua me sëmundjen pas provave rutinë, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Filaret gjithashtu ka zhvilluar pneumoni, sipas faqes së lajmeve ukrainase të lajmeve 112.international.
Diagnoza e Patriarkut u konfirmua të premten në një deklaratë të postuar në Facebook.
Filaret është një nga udhëheqësit fetarë më të shquar të Ukrainës dhe pretendon të ketë 15 milionë ndjekës në mesin e gjithsej 42 milionë banorëve sa ka i tërë shteti. /Lajmi.net/