Uka Komerc drejt tregut Europian

UKA Komerc kompania e parë shqiptare e cila arrin të sigurojë lejen për Tregun Evropian për produktet të mishit

Një lajm i mirë vjen për gjithë diasporën shqiptare ku do që gjendet në Evropë. Ashtu siç njoftojnë nga kompania UKA Komerc, ata kanë arritur të sigurojnë lejen për Tregun Evropian.

Kjo do të thotë se së shpejti produktet e kësaj kompanie do të mund të gjenden edhe në market evropiane.

“Të nderuar konsumatorë, ju informojmë: UKA KOMERC zyrtarisht mori leje për Tregun Evropian. Produktet UKA së shpejti në Tregun Evropian”, thuhet në njoftimin e kompanisë UKA Komerc nga Shkupi.

Uka Komerc është kompani e mirënjohur në tregun e produkteve ushqimore në Maqedoni. E formuar në vitin 1991 dhe kryesisht merret me prodhimin e produkteve të mishit. Fabrika ndodhet në zonën ekologjike në Saraj-Shkup, ndërsa i përmbush te gjitha standardet e industrisë ushqimore.

Të ngjajshme

Merkel: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në dobi edhe të Unionit

shprehja

Trupi i pajetë në Kodër të Diellit, MPB jep detaje të reja

shprehja

Bajqinovci i VV-së fyen me fjalë të rënda presidentin Thaçi: I gërditshëm e fodull

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë