June 27, 2022
Portali Shprehja

Ukraina e pakënaqur nga Perëndimi: Kemi marrë vetëm 10% të armëve që kemi kërkuar

Ukraina ka marrë ” rreth 10% të armëve ” që ka kërkuar nga partnerët e saj perëndimorë për tu përballur me ushtrinë ruse në terren, tha sot Ministria e Mbrojtjes.

Tact Watches

Sipas zëvendësministres të mbrojtjes së Ukrainës, lufta nuk do të fitohet pa ndihmën e partnerëve perëndimor.

“Nga armët që na duhen, kemi marrë rreth 10%,” tha nënsekretarja e Mbrojtjes Anna Maliar për televizionin ukrainas.

“Përpjekjet e bëra nga Ukraina, profesionalizmi i ushtrisë sonë, nuk kanë rëndësi, pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë, ne nuk do të mund ta fitojmë këtë luftë”, tha ajo.

Maliar tha se problemi i vonesave në dërgesat duhet të zgjidhet “sepse çdo ditë vonesë është një ditë tjetër në kurriz të jetës së ushtarëve ukrainas , të popullit ukrainas.”
“Nuk mund të presim shumë sepse situata është shumë e vështirë”, tha ajo, sidomos në Donbas, ku rusët kanë avancuar prej javësh dhe kanë marrë pothuajse plotësisht kontrollin e rajonit të Luhanskut.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje përsëri vendeve perëndimore të dërgojnë “më shumë armë”.

Ushtria ukrainase “nuk ka mjaft armë me rreze të gjatë veprimi” apo tanke, u tha Zelensky gazetarëve danezë përmes një video-telefonate.

.

Të Ngjajshme

Çfarë dimë deri tani për fisin më të izoluar në botë?

Ikja e të rinjve boshatis tregun e Kumanovës

admin

Trump për abortin: “Gjykata e Lartë shpall fitoren e jetës”

Leave a Comment