November 28, 2022
Portali Shprehja

“Ukraina është beteja e parë e Luftës së Tretë Botërore”

Historiani rus Yuri Felshtinsky parashikon se lufta në Ukrainë së shpejti do të shtrihet përtej kufijve të këtij vendi. Në një intervistë me EFE, ai siguron se Ukraina është “beteja e parë e Luftës së Tretë Botërore”.

Ai thekson se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti, për t’u përhapur më gjerë: “Nuk mendoj se kjo luftë do të zgjasë shumë brenda Ukrainës. Do të përhapet. 24 shkurti i vitit 2022 ishte fillimi i Luftës së Tretë Botërore”.

“Të gjithë përpiqen të mos e përmendin Luftën e Tretë Botërore. Putini nuk e filloi këtë luftë për Ukrainën, planet e tij janë ambicioze. Nuk ka platformë për negociata. Putini nuk dëshiron të marrë vetëm Ukrainën lindore apo të gjithë Ukrainën. Ai thotë se kjo ka të bëjë me një përballje me SHBA-në dhe NATO-n dhe është shumë e vështirë të plotësohen kërkesat e tij kur ai dëshiron gjithçka dhe nuk ka kufi”, shpjegon Felshtinsky.

I pyetur për një përfundim të mundshëm të luftës ose të paktën një armëpushim, eksperti nuk ka një përgjigje konkrete, por ai përsëri saktëson se ky nuk është një konflikt midis Rusisë dhe Ukrainës: “Armëpushimi apo ndërprerja e armiqësive nuk mjafton sepse kjo luftë nuk ka të bëjë me Ukrainën. Është faza e parë e planit të Putinit për të rindërtuar një perandori dhe ai ka ngecur në Ukrainë, por kjo nuk do të thotë se ai është gati të pranojë humbjen dhe të ndryshojë ambiciet e tij”.

Së fundi, Felshtinsky analizon edhe mundësinë që Putini të përdorë armët bërthamore, diçka që ai nuk e përjashton: “Ai mund t’i përdorë ato kundër Ukrainës, Lituanisë dhe madje edhe Polonisë”. /A2CNN

Të Ngjajshme

Festa e 28 Nëntorit, ja cilat janë aktivitetet festive në Kosovë

admin

“Nuk dua të përfshihem në beteja politike”, kryebashkiaku i Kievit i përgjigjet Zelensky-t

admin

Begaj: Jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një komb

admin

Leave a Comment