November 28, 2022
Portali Shprehja

Ukraina i kërkon Serbisë që të mos e lejojë transmetimin e “Russia Today”

Përfaqësuesi zyrtar i ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko, i ka bërë thirrje Serbisë që të mos e lejojë transmetimin e kanalit “Russia Today”.Ai tha se në këtë kanal, agresioni kundër Ukrainës po justifikohet vazhdimisht dhe po bëhen thirrje për gjenocid.“RT nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e fjalës dhe gazetarinë. Propaganda dhe dezinformata që shpërndan ky kanal nuk do t’i sjellë dobi shoqërisë serbe. Ne i bëjmë thirrje Beogradit që të mos e marrë këtë vendim”, citon pravda.com.ua të ketë thënë Nikolenko, shkruan N1.Tutje, Nikolenko tha se kanali shtetëror rus “Russia Today”, nuk është në përputhje me kursin e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.Ndërsa, kryeredaktorja e “Russia Today” në Serbi, Jelena Milincic tha se “njerëzit e rajonit tani do të kenë akses në RT në gjuhën serbe, e cila do të sigurojë një pamje më të plotë të botës moderne”.

Të Ngjajshme

“Nuk dua të përfshihem në beteja politike”, kryebashkiaku i Kievit i përgjigjet Zelensky-t

admin

Begaj: Jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një komb

admin

Krasniqi: Plani franko-gjerman vështirë të pranohet nga Kosova, propozimet e PDK’së për dialogun po pranohen

admin

Leave a Comment