May 26, 2022
Portali Shprehja

Ukraina mirëpret ndihmën e ofruar nga Turqia për evakuimin e të lënduarve nga fabrika Azovstal e Mariupolit

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës tha se qeveria do të mirëpresë mundësinë e ndërmjetësimit turk ose kinez për të ndihmuar në organizimin e evakuimit të ushtarëve të plagosur nga kompleksi Azovstal në Mariupol.

Tact Watches

Iryna Vereshchuk tha se “pala turke mund të jetë me të vërtetë një ndërmjetës në çështjet e evakuimit. Ne po flasim tani për të lënduarit rëndë dhe kjo është një pyetje për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Nëse Turqia do të ndërmjetësonte po ashtu këtu, kjo do të ishte mirë”.

“Nëse Xi Jinping mund të ndikojë, kjo do të ishte gjithashtu mirë. Ne shpresojmë për më të mirën”.

Vershchuk potencoi se nëse Turqia dhe Kina nuk do të përfshiheshin, “të paktën një dokument duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të cilët, sipas Konventave të Gjenevës, kanë autoritetin për të monitoruar procesin dhe për më tepër, të jenë udhëheqës në këtë proces”.

“Ne duam që të nënshkruhet një dokument se si do të bëhet saktësisht evakuimi nga Azovstal”, duke përcaktuar një korridor që do të funksionojë dhe do të lejojë që ushtarët e plagosur rëndë të dërgohen në Zaporizhizhia.

Vereshchuk foli ndërsa zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalin, po përshkruante një opsion për evakuimin.

“Ne kemi pasur një sërë planesh, propozimesh. E para ishte që të merrnim ushtarët nga Mariupoli në Berdiansk dhe nga porti Berdiansk në anijen nga Stambolli, t’i sillnim këtu në Turqi. Kjo ofertë është ende në tryezë”, tha ai. Berdiansk kontrollohet nga rusët dhe është rreth 80 kilometra në perëndim të Mariupolit.

“Anija është ende në Stamboll. Është gati të lundrojë, por ne presim lejen përfundimtare nga pala ruse dhe ukrainase që ajo të shkojë në Berdiansk dhe t’i sjellë ata ushtarë të plagosur në Turqi”, tha Kalin.

.

Të Ngjajshme

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesion ekonomik botëror

Kur u krijua kopshti i parë zoologjik në botë?

Mëngjesi i shpejtë: Omëletë në një bukë baguette

Leave a Comment