December 7, 2022
Portali Shprehja

Ukraina publikon hartat e tërheqjes ruse nga Khersoni, Zelensky: Kemi rimarrë nën kontroll 60 vendbanime

Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën jetike në Kherson përpara se të tërhiqeshin nga qyteti jugor ukrainas, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , duke theksuar se autoritetet lokale kanë nisur të risjellin në jetë qytetin.

Banorët mirëpritën forcat ushtarake ukrainase që hynë në qendër të Khersonit të premten me festime e brohoritje, pasi Rusia u tërhoq nga i vetmi qytet rajonal i Ukrainës që kishte pushtuar që nga fillimi i luftës, 24 shkurt.

“Para se të largoheshin nga Kherson, pushtuesit shkatërruan të gjithë infrastrukturën jetike: komunikimet, furnizimin me ujë, ngrohjen, energjinë elektrike”, tha Zelensky në një fjalim të regjistruar në video.

“(Rusët) kudo kanë të njëjtin qëllim: të poshtërojnë njerëzit sa më shumë që të jetë e mundur. Por ne do të rivendosim gjithçka, më besoni”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky theksoi se trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll më shumë se 60 vendbanime në provincën Kherson.

“Policia ka nisur marrjen e masave stabilizuese. Masat e stabilizimit janë gjithashtu duke u zhvilluar në Kherson”, shtoi ai.

.

Të Ngjajshme

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Leave a Comment