September 26, 2022
Portali Shprehja

“Ukraina totalitare,” Lavrov përfundon fjalimin në Këshillin e Sigurisë dhe largohet

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është larguar nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë së OKB-së pasi përfundoi fjalimin e tij.

Fjalën ministri i jashtëm e nisi: “Ka një përpjekje sot për të na imponuar një rrëfim krejtësisht tjetër, për agresionin rus si origjinën e gjithë tragjedisë”.

Më tej, sipas Sky News, Lavrov solli në vëmendje marrëdhëniet historike midis Ukrainës dhe Rusisë dhe e cilësoi Ukrainën si “totalitare”.

Po ashtu, ministri i Putinit u shpreh i shqetësuar për “fatin e ushtarëve rusë të zënë rob nga Ukraina”. Përpara se të largohej, Lavrov deklaroi se nuk ka besim në punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

.

Të Ngjajshme

Maqedonia, vendi më i varur nga eksporti i rrymës

admin

Regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të sfidës Maqedoni-Bullgari

Çka po ndodhë me BDI-në? – Këto janë komentet e partive

Leave a Comment