September 29, 2022
Portali Shprehja

Ukrainasit shkatërrojnë urën e dytë mbi Dniepër, rusët kapen në çark

Ushtria ukrainase thotë se ka shkatërruar një tjetër urë që është jetike për forcat pushtuese ruse në rajonin jugor të Khersonit. Ukrainasit njoftuan se ura në Nova Kakhovka tani është e pakalueshme pas goditjes me raketa të ndodhura sëfundmi. Ky sulm vjen vetëm disa javë pasi ura kryesore Antonivsky u shkatërrua nga forcat ukrainase.

Ukraina po zhvillon një kundërofensivë ndaj qytetit Kherson, të cilin Rusia e pushtoi në ditët e para të luftës. “U sigurua shkatërrimi i urës rrugore të digës Nova Kakhovka, ajo u nxorr jashtë funksionit,” tha në Facebook Komanda Operative e Ushtrisë Ukrainase për Jugun.

Në një përditësim të inteligjencës, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se sulmet ukrainase ka të ngjarë ta kenë bërë kalimin rrugor mbi lumin Dnieper “të papërdorshëm për automjetet e rënda ushtarake”. Nova Kakhovka shtrihet rreth 55 km (34 milje) në veri-lindje të Khersonit.

Forcat ruse kishin arritur vetëm të bënin riparime sipërfaqësore në urën kryesore Antonivsky, thanë zyrtarët, për të cilën burimet ushtarake perëndimore thanë se ishte “plotësisht e papërdorshme” pas një sulmi me raketa HIMARS muajin e kaluar.

.

Të Ngjajshme

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Pasi ta lexoni këtë lajm, kurrë më nuk do të hezitoni të bëni botox

Leave a Comment