Ulet numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, rritet në Korenë e Jugut

Rastet e reja të Covid-19 në Kinë pësuan rënie të dukshme duke arritur në 397, sipas shifrave të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, ndërsa në Korenë e Jugut u dyfishua në 346 numri i të infektuarve, sipas autoriteteve shëndetësore.

Regjistrimi i rasteve dhe 109 viktimave të reja, çuan në 76 2288 numrin e të infektuarve në vend, ndërsa numri i viktimave arriti në 2345.

Shifrat e reja janë më të ulëta se ato të raportuara dje, kur Kina njoftoi 889 raste të reja. Megjithatë, shkalla e transmetimit nuk ka të ngjarë që të jetë ngadalësuar.

Ndërkohë, Koreja e Jugut, raportoi 142 raste të reja nga Covid-19, duke përfshirë viktimën e dytë, sipas Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Deri tani, kjo është përhapja më e madhe e virusit jashtë territorit të Kinës.

.

Të ngjajshme

Nuredini mëson nga mediat për skandalin në Drislla

shprehja

Dega e BDI-së Likovë: Abaz Gjuka është stuhi për armikun, e diell per atdheun!”

shprehja

Ligji për Prokurorinë, Deskoska: Kërkesa e VMRO-së për të zvarritur procesin

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë